Receta e dëshmuar kundër nervozizmit

  • 29 July 2015 - 08:38
Receta e dëshmuar kundër nervozizmit

Nervozizmi është diçka që mund t’ju paralizojë në tërësi, duke ju penguar në aktivitetin tuaj të përditshëm. Nëse edhe juve ju ndodhë kjo, atëherë provojeni këtë trik të thjeshtë. Kur jemi nervozë, ndjejmë ngërçe në bark, djersitje të shuplakave të duarve, përshpejtim të pulsit, etj. Ajo që duhet të bëni, është që të përpiqeni të jeni sa më shumë të nervozuar. Kjo tingëllon e çuditshme, por në fakt, të gjitha ndjenjat e pakëndshme të nervozizmit shkaktohen nga tentimet që ato të shtypen.

Kështu, në vend që t’i luftoni këto ndjenja, mundohuni që t’i përforconi sa më shumë që të jetë e mundur. Pranojani vetes se jeni nervozë, se në këtë rast ka fituar trupi juaj dhe se mund të ndiheni keq sa të doni. Më pas, uluni ngadalë dhe relaksohuni, ashtu që të zhduken barrierat midis jush dhe nervave tuaj.

Le të mos ketë afat të caktuar kohor, por thjesht ballafaqohuni me ndjenjat dhe mendimet. Pajtohuni me to dhe ndoshta për 10 a 20 sekonda do të ndiheni më keq, por më pas do të vijë lehtësimi. (Kosova Sot)