BIMËT QË PËRDOREN KUNDËR KANCERIT

  • 08 November 2017 - 20:28
BIMËT QË PËRDOREN KUNDËR KANCERIT

Të kombinuara me tretmanë konvencionalë, këto bimë, në të cilat bazohen terapitë, lehtësojnë simptomat e kancerit dhe përmirësojnë cilësinë e jetës

Image

SHAFRANI

Shafrani njihet si bimë me përbërës kundër baktereve dhe inflamacioneve. Është shumë i dobishëm për trajtimin e kancerit në zorrë të trashë dhe lloje të ndryshme të polipeve. Antioksiduesit e tij e ndihmojnë edhe mëlçinë. 

Image

PELINI

Pelini është bimë e fuqishme kundër mikrobeve dhe kundër kërpudhave. Përdoret edhe te pacientët që e luftojnë leukeminë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se pelini ka përbërës të fortë kundër kancerit.

Image

BIMA 'BERBERIS VULGARIS'

Familja e madhe e këtyre shkurreve të quajtura 'Berberis vulgaris' rezulton të jenë si bimë shumë të fuqishme në atë që njihet si tretman i kancerit, sidomos kancerin në vezore.

Image

EHINAKEA

Kjo bimë është e hatashme, ngase e forcon sistemin imun. Përdoret edhe në parandalimin e ftohjeve. Ndihmon në luftimin e tumoreve në tru, sepse kontrollon rritjen dhe zhvillimin e qelizave.

Image

BIMA "FEBRIFUGIA"

Kjo bimë, po ashtu, është shumë e fuqishme dhe e shëndetshme, e cila ndihmon në kontrollimin e rritjen e qelizave te pacientët, të cilët janë të prekur nga leukemia.

Image

SHKURRET GËMUSHË

Përdoren në shumë trajtime dhe në forcimin e sistemit imun. Po ashtu, e parandalojnë procesin e metastazës duke reduktuar madhësinë e tumoreve. Po ashtu, kanë veti kundër mikrobeve dhe veprojnë si antioksidues. 

(Kosova Sot)