< Super toniku për 5 minuta - Shëndetësia - Kosova Sot
Super toniku pėr 5 minuta

Super toniku pėr 5 minuta

Ndryshimi i motit me agjendë të ngjeshur dhe me stresin mund ta dobësojnë sistemin imun. Provojeni një lëng të thjeshtë dhe çudibërës për të parandaluar viruset e vjeshtës. Për të mbajtur lart energjinë gjatë vjeshtës dhe dimrit, nuk nevojitet shumë mund, transmeton gazeta Kosova Sot. Për këtë toniku me xhenxhefil, kurkumë dhe portokall ju nevojitet. Pos se është i pasur me vitaminë C, shkatërron edhe viruset, derisa organizmin e furnizon me energji. Edhe një përbërës që këtë tonik e bën kaq të shëndetshëm është mjalti. Receta për super tonikun e shëndetshëm: 1/2 e lugës lëng portokalli, Xhenxhefil të bluar, 2 lugë mjaltë "manuka", Kurkumë. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë.

(Kosova Sot)

20 orë e 12 minuta më parë