Përzierja e mjaltit me polen, si ilaç natyral

  • 09 November 2017 - 19:54
Përzierja e mjaltit me polen, si ilaç natyral

Që moti poleni tërheq vëmendjen e mjekësisë tradicionale dhe përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Poleni përmban proteina, minerale, vitamina, antibiotikë, hormone bimore, enzima dhe shumë elemente. Poleni rregullon funksionimin e zorrëve, shton përmbajtjen e hemoglobinës në gjak, përmirëson gjendjen e të sëmurëve me hepatit kronik dhe normalizon punën e mëlçisë, i forcon kapilarët dhe ul nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Poleni në kombinim me mjaltë (1: 2 pjesë mjaltë) me sukses përdoret në shërimin e hipertensionit si dhe te sëmundjet e sistemit nervor dhe endokrin. Është i mirë edhe për forcimin e sistemit imun. Poleni në kombinim me ilaçet e tjera e shton efikasitetin e tyre e nganjëherë edhe mund t'i zëvendësojë. Poleni posedon ndikim të madh në sistemin imun të njeriut, e forcon krejt organizmin derisa shton mbrojtjen karshi sëmundjeve dhe infeksioneve. 100 gr polen të bluar i përzieni me 500 gr mjaltë dhe formoni një masë homogjene. Masën e vendosni në një kavanoz të pastër. Të rriturit të marrin 2 herë në ditë nga një lugë të madhe, gjysmë orë para shujtës. Fëmijët të marrin 2 lugë të vogla.

(Kosova Sot)