< Kërpudha tibetiane për shërimin e inflamacioneve - Shëndetësia - Kosova Sot
Kėrpudha tibetiane pėr shėrimin e inflamacioneve

Kėrpudha tibetiane pėr shėrimin e inflamacioneve

Disa viteve të fundit kërpudha tibetiane në mënyrë intensive është hulumtuar në Gjermani dhe shumë ekspertë sugjerojnë se ndikon mirë si masë preventive dhe ruan shëndetin karshi shumë sëmundjeve. Karakteristikat bazë të kërpudhës tibetiane janë: Ndihmon te sëmundjet e zemrës dhe të sëmurit nga enët e gjakut, shkrin kolesterolin në enët e gjakut; Rregullon problemet në fshikëz, pastron kanalet urinare dhe thyen gurët në veshka; Është preparat natyral për potencë, si te femrat po ashtu edhe te meshkujt; Rregullon shtypjen e gjakut; Përmirëson punën e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare; Parandalon zhvillimin e metastazës; Parandalon plakjen e hershme; Pakëso lodhjen gjatë stresit; Posedon të gjitha vitaminat e domosdoshme për jetë.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Sasia e dy lugëve me kërpudha përzihet me 1/4 e qumështi të ftohtë. Pas 24 orëve qumështin e kulloni. Atëherë lëngu është i gatshëm për ta konsumuar. Kërpudhën më pas e pastroni mirë me ujin e vluar dhe e ktheni në enën e pastruar. E përzieni përsëri me qumësht. Ena të mbahet e mbuluar në temperaturë të dhomës. Qumështin ta konsumoni për 20 ditë, në mbrëmje para gjumit. Pas 20 ditësh bëhet një pauzë për dhjetë ditë.

(Kosova Sot)

22 orë e 52 minuta më parë