Këto janë ushqimet më të pasura me hekur

  • 11 November 2017 - 08:31
Këto janë ushqimet më të pasura me hekur

Nëse ju mungon hekuri, mos u brengosni, ekzistojnë ushqime të caktuara që shpejt e kompensojnë. Spinaqi - është i pasur me hekur dhe antioksidues, si dhe me shumë materie të tjera ushqyese. Mund ta konsumoni në sandviç, 'smoothie' apo në supë. Rrushi i thatë - është një nga burimet më të mira për hekur. Një sasi rrush të thatë përmban rreth 1,6 miligram hekur, që i ndihmon organizmit në prodhimin e gjakut. Mund t'i konsumoni me flluska, jogurt, sallatë. Lentet - konsiderohen si nj prej ushqimeve më të shëndetshme, janë të pasura me hekur, e një porcion lente përmbajnë rreth 3 miligramë hekur. Mund t'i shtoni në supë, speca dhe pastë. Soja - sipas shumë mendimeve cilësohet si një "superushqim", sepse është e pasur me proteina, yndyra të ngopura, fibra dhe hekur. Ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës, kancer dhe osteoporozë. Domatja e thatë - është burim i hatashëm për antioksidues, vitaminë C dhe likopen. Një gotë me domate të thata përmban rreth 30 për qind me nevojat ditore për hekur.

(Kosova Sot)