Keni probleme me metabolizmin, ky është ushqimi që e përshpejton

  • 11 November 2017 - 17:51
Keni probleme me metabolizmin, ky është ushqimi që e përshpejton

Metabolizmi është kyç për ruajtjen e peshës trupore në kufijtë e dëshiruar, e mënyra e jetesës dhe ushqimi i dëmshëm e ngadalësojnë atë sepse trupi fillon t'i grumbullojë kilogramët pa marrë parasysh sa hamë. Përshpejtimi i metabolizmin nuk bëhet me shkop magjik, por me këto ushqime mund ta përshpejtoni Agrumet - vitamina C ndihmon në shkrirjen e yndyrave dhe në hedhjen jashtë të helmeve. Fasulja - është plot me fibra dhe niseshte. Fibrat e përshpejtojnë metabolizmin, e këtë e bën edhe niseshteja që është e pasur me fibra tretëse. Ndihmon të jemi të ngopur më gjatë. Specat pikant - sikurse edhe ushqimet tjera të erëzuara, janë të shkëlqyeshëm për përshpejtimin e metabolizmit falë kapsiacinës, përbërësit aktiv që ka veti të shumta për shëndetin. Peshku i yndyrshëm - tuna dhe salmoni janë të pasura me aminoacide omega 3 që ndikojnë në pakësimin e oreksit që rregullon hormonin e ngopjes leptinë. Perimet - brokoli, lakra dhe lakra jeshile janë të pasura me kalium dhe vitamina C që e përshpejtojnë metabolizmin. Përmbajnë shumë ujë dhe fibra dietale që ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave. 

(Kosova Sot)