Qepë, banane apo kanellë: Zëvendësimi i shkëlqyeshëm për sheqerin e bardhë

  • 11 November 2017 - 17:53
Qepë, banane apo kanellë: Zëvendësimi i shkëlqyeshëm për sheqerin e bardhë

Nutricistët thonë sa dëshiron për ëmbëlsira mund ta plotësoni edhe me ushqimet që fare nuk përmbajnë sheqer. Kanella: Kur t'u kapë dëshira për ëmbëlsira, në kafe shtoni një lugë kanellë. Edhe pse kjo erëz nuk është e ëmbël, truri e lidh me ëmbëlsira. Mund ta shtoni edhe në bollgur dhe jogurt. Ekstraktet e vaniljes: Një apo dy pika ekstrakte do ta transformojnë shijen e lëngut dhe ushqimit në përjetim të papërsëritshëm gastronom. Bananet: Në petulla në vend të sheqerit mund të shtoni një banane të shtypur. Kjo pemë ëmbëlton desertin tuaj dhe i dhuron lëngshmëri. Qepa e karamelizuar: Edhe shqimi i njelmët kërkon sheqer, sidomos kur nevojitet ekuilibri i salcës së domates. Prandaj zierjen detyrimisht e filloni me qepë. E fërgoni në temperaturë mesatare derisa të ketë ngjyrë të artë ezmere. 

(Kosova Sot)