A mundet soda e bukës ta shërojë kancerin?

  • 13 November 2017 - 14:40
A mundet soda e bukës ta shërojë kancerin?

Të sëmurët do të kërkojnë secilën mënyrë për t'u shëruar, duke hulumtuar edhe për përvojat e të tjerëve. Kështu, mjekja Ellen McPake ka zbuluar mite të ndryshme për shërimin alternativ.

MIT APO E VËRTETË: A MUNDET SODA E BUKËS TA SHËROJË KANCERIN?

Mjekja thotë mos të mbështeteni në këtë informatë. Për fat të keq, dieta alkaline nuk ka efekt në parandalimin apo shërimin e kancerit. Ajo rrëfen se si një ushtare britanike ishte prekur nga kanceri, e ajo ishte e bindur se tretmani alkalin do ta shpë- tonte. Derisa kishte shpenzuar mijëra dollarë në shërim. Ajo kishte vdekur në moshën 27 vjeçe, e mjeku që ia kishte sugjeruar ishte ndjekur dhe akuzuar nga gjykata.

MIT APO E VËRTETË: DEZODORANTËT DHE ANTIPERSPIRANTËT SHKAKTOJNË KANCERIN?

Disa shkencëtarët janë të bindur se përbërësit nga prodhimet e përmendura mund të nxitin krijimin e tumoreve dhe kancerit. Hulumtimet e shumta e kanë dëshmuar se nuk ka lidhje midis tyre sepse përbërësit e tyre nuk absorbohen nga lëkura në aq mënyrë sa për ta dëmtuar shëndetin dhe për ta shkaktuar kancerin. 

(Kosova Sot)