Çaji nga xhenxhefili, i nevojshëm për të gjithë

  • 14 November 2017 - 14:40
Çaji nga xhenxhefili, i nevojshëm për të gjithë

Me ardhjen e dimrit dhe ditëve të ftohta organizmit tonë i nevojiten ilaçe të ndryshme për ta forcuar sistemin imun për t'u mbrojtur nga gripi dhe ftohjet. Në vend se të blini ilaçe, përcaktohuni për konsumin e çajit nga xhenxhefili që përmban veti të shumta shëruese. Përgatitja e çajit është e thjeshtë. Mjafton një pjesë për rreth 5 centimetra xhenxhefil të prerë në copëza dhe ta zieni për 15 minuta. Çajin mund ta ëmbëltoni me mjaltë për shije më të mirë.

Xhenxhefili përdoret për shërimin e problemeve të ndryshme, e disa prej tyre janë mundimet, të vjellat, alergjitë, kolla, inflamacioni i sinuseve, gripi, ftohjet, inflamacioni i mushkërive, problemet menstruale, qarkullimi jo i mirë, shtypja e lartë e gjakut, pagjumësia, aroma e keqe nga goja ... Xhenxhefili është i hatashëm për absorbimin e materieve ushqyese dhe të vjellat. Çaji nga kolla qetëson kollën dhe në mënyrë efikase shëron astmën, heq sekretimin dhe zgjeron organet e frymëmarrjes. 

(Kosova Sot)