< 5 ilaçet natyrale që ndihmojnë te sëmundja e vezoreve policistike - Shëndetësia - Kosova Sot
5 ilaēet natyrale qė ndihmojnė te sėmundja e vezoreve policistike

5 ilaēet natyrale qė ndihmojnė te sėmundja e vezoreve policistike

Mbani mend këto ilaçe natyrale që mund të përdoren si tretman për sëmundjet vezoreve policistike

Image

FARAT E LIRIT

Pasi përmbajnë sasi të madhe me aminoacide omega 3, farat e lirit janë të hatashme, kontrollojnë prodhimin e androgjenit, hormon që shkakton sëmundjen.

Përbërësit:

• 1 lugë fara të lirit,

• 1 gotë ujë.

Si t'i konsumoni:

• Një lugë fara të lirit e përzieni me ujë. Pas tre orësh, përzieni dhe e lini lëngun. 

Image

FARAT "FENUGREEK"

Farat "fenugreek" janë popullore, pasi kontrollojnë nivelin e shtypjes së gjakut dhe sheqerin në gjak. Këto fara janë të pasura me antioksidues dhe aminoacide, ndihmojnë të qetësohet çrregullimi që ndjeni gjatë vezoreve policistike.

Përbërësit:

• 1 lugë fara "fenugreek",

• 1 gotë ujë,

• Mjaltë.

Si t'i konsumoni:

• Shtoni një lugë fara në një gotë ujë dhe e lini të qëndrojnë për 6 deri 8 orë.

• Pas kësaj kohe, i përzieni me pak mjaltë dhe i konsumoni. 

Image

KANELLA

Kanella është erëz që është shumë popullore për efektin tretës dhe relaksues. Në rastin e vezoreve policistike, pakëson inflamacionet

Përbërësit:

• 1 lugë kanellë,

• 1 gotë ujë.

Si ta konsumoni:

• Ngrohni një gotë ujë. Kur të arrijë pikën e vlimit, shtoni një lugë kanellë.

• E lini të qëndrojë për 10 minuta dhe e pini. • Mund ta shtoni edhe në "smoothie" dhe desertë. 

Image

JAMBALLI

Rrënja e jamballit është bimë që ndihmon në reduktimin e prodhimit të tepërt të hormoneve te femrat që preken nga kjo gjendje.

Përbërësit:

• 1 lugë rrënjë jamballi,

• 1 gotë ujë. Si ta konsumoni:

• Rrënjën e jamballit e shtoni në një gotë ujë të vluar. Pasi të ketë qëndruar 15 minuta, e pini çajin.

Image

MENTA

Përbërësit në mentë ndihmojnë në rregullimin e çekuilibrit hormonal.

Përbërësit:

• 1 lugë gjethe të mentës,

• 1 gotë ujë.

Si ta pini:

• Shtoni një lugë gjethe të mentës në ujin e vluar. E lini për 15 deri 20 minuta.

• Kur të jetë gati, e përzieni lëngun dhe e pini.  

(Kosova Sot)

 

2 orë e 53 minuta më parë