Tre antibiotikët më të mirë natyral

  • 14 November 2017 - 19:45
Tre antibiotikët më të mirë natyral

Pa marrë parasysh sa punoni në forcimin e sistemit imun, shpesh vjen deri te infeksionet. Ja si t'i shmangni antibiotikët konvencionalë dhe përcaktohuni për ata natyralë.

VAJI I ORIGANOS

Ky vaj magjik merret nga gjethja e bimës origano. Pos se aroma e saj dhe shija pajtohen mirë me gjellët, sipas studimeve, vaji i saj është përbërës i fortë në mjekësi. Vaji i saj mposhtë 24 lloje të baktereve. Doza: 1 deri 4 pika tre herë në ditë në një gotë çaj apo lëng.

HUDHRA

E pëlqejmë në gjellë, në formë të pluhurit, dhe të papërpunuar në sallatë. Aroma dhe shija e fortë shndërrohen në erëz derisa ka edhe shumë veti tjera të fuqishme shëruese. Hudhra është antibiotik i fortë që nuk dëmton bakteret e dëmshme. Ngadalëson rritjen e baktereve dhe me sukses ndikon kundër gripit dhe ftohjes. Doza: 2 deri 4 thelpinj si shtesë në gjellë apo sallatë.

SPECAT DJEGËS

Specat djegës kombinohen mirë te secila gjellë, e po ashtu edhe në mjekësinë popullore. Në mjekësinë kineze njihen si analgjetikë kundër dhimbjeve dhe ka efekt antibakterial. Doza: 1/2 e lugës si shtesë në gjellë apo e ndani në dy gota me çaj apo kafe. 

(Kosova Sot)