Artikulli ushqimor, me ndihmën e të cilit për 2 javë humbni 8 kilogram

  • 29 July 2015 - 16:36
Artikulli ushqimor, me ndihmën e të cilit për 2 javë humbni 8 kilogram

Patëllxhani është i pasur me kalium, i cili në bashkëpunim me natrium rregullon sasinë e ujit në trup dhe normalizon punën e zemrës. Përmban magnez, mangan dhe bakër. Por, ajo që patëllxhanin e bën artikull me vlera të larta ushqyese nuk është se përmban minerale dhe vitamina, por fitonutrientet që posedojnë antioksidues kundër kancerit dhe substanca që luftojnë inflamacionet. Patëllxhani ju ndihmon që shumë shpejt të humbni në peshë, madje për 14 ditë mund të humbni 8 kilogramë. Pra, nëse dëshironi të humbni në peshë, konsumoni patëllxhan. Patëllxhanin mund ta preni në rriska dhe ta hidhni në enë me ujë. E lini të qëndrojë për disa orë, e më pas atë lëng e pini gjatë ditës, më së miri tri deri katër gota. Nëse kjo nuk ju duket e pranueshme, kilogramët me ndihmën e patëllxhanit mund t’i humbni edhe me këtë dietë:

Kafjalli

Kafjalli për dy javë është i njëjti – sallatë nga patëllxhani me domate. Një patëllxhan të madh e ndani në rriska, shtoni kripë dhe e lini 10 minuta. Më pas e qëroni në copëza, e lini në enë për sallatë, shtoni pjesë të domateve, e erëzoni me një lugë vaj ulliri dhe e lini të qëndrojë edhe pak. Pini një gotë kafe apo çaj të gjelbër pas sheqer.

Dreka

Supë nga patëllxhani: Një apo dy patëllxhanë i ndani në shirita dhe ngadalë i fërgoni në gjalpë. Më pas shtoni selino, spec të freskët, karotë, qepë dhe i lini për pesë minuta. Perimet më pas i shtoni në ujë të vluar dhe i zieni edhe për pesë minuta.

Darka

Patëllxhan pire me perime: Piqeni patëllxhanin në furrë dhe e erëzoni me pak hudhër. Me të mund të hani edhe dy pjesë bukë, por jo më shumë se 30 gramë dhe një gotë jogurt pa yndyrë. (Kosova Sot)