Shurupi natyral nga mëllaga për hedhjen e mukozës nga mushkëritë

  • 15 November 2017 - 16:18
Shurupi natyral nga mëllaga për hedhjen e mukozës nga mushkëritë

Ky shurup vendor mund të ndihmojë në eliminimin e mukozës që gjendet në mushkëritë tuaja, e puna më e mirë është se është super për fëmijët.

Përbërësit e nevojshëm:

1 lugë rrënjë mëllage (mëllagë e bardhë), 1 lugë fara të lirit, 1 lugë sherbelë, 1 limon i copëtuar, 250 ml ujë, 1 lugë shurup dafine ose 250 gramë sheqer ezmer.

MËNYRA E PËRGATITJES SË SHURUPIT NGA MËLLAGA E BARDHË:

Ujin e vendosni në një enë, më pas aty shtoni shurupin e pastër nga dafina (ose sheqer ezmer). E ngrohni shurupin e dafinës në temperaturë të mesme (ose nëse përdorni sheqer ezmer, ngrohni sheqerin ezmer në temperaturë të mesme dhe e zieni derisa sheqeri të tretet).

Shtoni masën te masa tjetër dhe ulni temperaturën. Pas 15 minutash, enën e hiqni nga temperatura. Merrni një lugë shurup tre herë në ditë. Përdoreni derisa të ndjeni përmirësimin dhe kolla të hiqet. Shurupin ta ruani në frigorifer. 

(Kosova Sot)