PËRZIERJA ME ÇOKOLLATË, MENTË DHE BORONICA

  • 15 November 2017 - 16:22
PËRZIERJA ME ÇOKOLLATË, MENTË DHE BORONICA

Për të gjithë adhuruesit e çokollatës, kur i shtoni edhe mentë e boronica, atëherë vërtet është përzierje e shëndetshme.

Përbërësit:

1 l ajkë të ëmbël, 200 gr çokollatë për zierje, 125 gr gjalpë, Tri vezë, 90 gr sheqer, Dy grushte mentë të freskët.

Përgatitja:

Ngroheni ajkën, më pas shtoni gjethet e mentës dhe i lini të qëndrojnë bashkë për një orë. Procedoni dhe e ftohni. Treteni çokollatën dhe gjalpin në avull. Përzieni vezët dhe sheqerin, procedoni me kremin e ftohtë e gjethet e mentës i hidhni tutje.

Në masën me vezë shtoni çokollatën dhe përzieni, e derdhni në gotë dhe e lini për një orë. Para se ta shërbeni, hidhni grimca çokollate dhe boronica. 

(Kosova Sot)