Me ushqim kundër pagjumësisë

  • 16 November 2017 - 08:46
Me ushqim kundër pagjumësisë

Pagjumësia ndikon në mënyrën e jetës te miliona njerëz, por ekspertët sugjerojnë se edhe për këtë problem ka zgjidhje, e sipas tyre zgjidhjen mund ta gjeni në ushqim, transmeton gazeta Kosova Sot. Revista "National Geographic Food" ka zbuluar pesë ushqime që secili prej nesh duhet t'i konsumojë për gjumë më të mirë, e pagjumësia më pas i takon të kaluarës. Nevojitet të hiqni dorë nga ushqimi i erëzuar, ushqimi i yndyrshëm, kafeina dhe pijet alkoolike, sepse e irritojnë sistemin tretës dhe parandalojnë gjumin e thellë. Sugjerohet të konsumoni qumësht, mish, vezë, peshk dhe perime.

(Kosova Sot)