KËTO JANË USHQIMET ME MË SË SHUMTI HELME

  • 16 November 2017 - 16:55
KËTO JANË USHQIMET ME MË SË SHUMTI HELME

Disa ushqime të përditshme që i përdorim janë përplot me helme. Kështu, është mirë ta kontrolloni konsumimin e tyre dhe të përfshini shprehi të tjera të shëndetshme.

MISHI

Image

Mishi është përplot me helme falë sasisë së hormoneve që përmbajnë dhe substancave të tjera, si klembuterol dhe elbenzopiren. Është dëshmuar se këta aditivë janë kancerogjenë. Shi për këtë shkaktojnë leukeminë dhe tumoret në stomak.

TONI

Image

Toni është një nga ato ushqimet me përplot helme. Edhe pse toni është i shëndetshëm, përmban sasi të madhe të merkurit. Kjo e degjeneron sistemin nervor, sidomos te fetusi. Një nga arsyet e helmeve janë moskujdesi kur është në ngrirës dhe masat të tjera që ua shtojnë.

QUMËSHTI

Image

I gjithë qumështi i lopëve është helmues. Gjatë procesit të pasterizimit, qumështi fiton një sasi të konsiderueshme të helmeve. Qumështi, megjithëse i pasterizuar, përmban rreth 60 hormone, dioksina dhe antibiotikë që promovojnë zhvillimin e kancerit.

 MISRI

Image

 Misri është ushqimi i dytë që më së shumti përmban merkur, pas ushqimit të detit. Kur misri të prehet dhe nuk thahet si duhet, është i kontaminuar me aflatoksinë. Ky grup i substancave kimike, që derivohet nga kërpudhat, shkakton kancerin dhe mosushqyerjen te njerëzit.

 DJATHI, VEZËT DHE PRODHIMET E QUMËSHTIT

Image

 Prandaj qumështi i lopës ndërlidhet këtu. Prodhimet e qumështit përmbajnë të njëjtat helme që i ka përbërësi i tyre primar, qumështi. Për më shumë, prodhimet e qumështi përmbajnë edhe më shumë helme si pasojë e proceseve të tjera.

 USHQIMET E KONSERVUARA

Image

Ushqimet e konservuara gjithmonë kanë qenë paksa të dyshimta për sa u përket kemikateve, pasi kanë përdorur masa mbrojtëse. Së fundmi, studimet kanë zbuluar se shumica e konservave kanë gjurmë të bisfenolit. Kjo substancë më së miri njihet për faktin se shkakton diabetin dhe mbipeshën.

(Kosova Sot)