Antibiotiku natyral që shëron fshikëzën

  • 17 November 2017 - 15:45
Antibiotiku natyral që shëron fshikëzën

Edhe pse shumë baktere dinë nganjëherë të kthehen si një bumerang, janë disa ilaçe natyrale që mund ta ndalojnë këtë, transmeton gazeta Kosova Sot. Kur bashkohen katër përbërës, secili më i shëndetshëm se tjetri, do të fitohet një ilaç i fortë që ju ndihmon atyre që me vite e luftojnë inflamacionin në fshikëz.

 RECETA PËR ANTIBIOTIKUN NATYRAL KUNDËR INFLAMACIONIT TË FSHIKËZËS

 Të përzier në masën e duhur, rrënja e majdanozit, limoni, mjalti dhe vaji i ullirit, me futizë e tyre kundër viruseve ndikojnë në bakteret e mërzitshme.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

• 250 gramë rrënjë majdanozi;

• 250 gramë limon me lëvore;

• 250 gramë mjaltë;

 • 2 dcl vaj ulliri.

Përgatitja: Rrënjën e majdanozit dhe limonët me lëvore duhet copëtuar shumë imët, e më pas të gjithë përbërësit, përfshirë edhe vajin e ullirit dhe mjaltin, i përzieni në blender. Do të fitoni një masë në formë të qullit që duhet ta ruani në frigorifer. Për çdo ditë në mëngjes në lukth të thatë merrni nga një lugë. Pasi ta keni shpenzuar sasinë e përgatitur bakteret më nuk ekzistojnë në stomakun dhe fshikëzën tuaj.

(Kosova Sot)