Në bazë të grupit të gjakut, shikoni cili çaj është ideal për ju

  • 17 November 2017 - 15:48
Në bazë të grupit të gjakut, shikoni cili çaj është ideal për ju

Çaji është pije shumë e shëndetshme, por ndikimi i tij varet edhe nga grupi i gjakut që keni, transmeton gazeta Kosova Sot.

GRUPI A I GJAKUT

Këta njerëz janë të prirë për stres. Për këta njerëz me këtë grup të gjakut ju shkon çaji i gjelbër. Po ashtu sugjerohet çaji nga sherbela dhe trumza.

GRUPI B I GJAKUT

 Personat me këtë grup të gjakut kanë metabolizëm të ngadaltë, janë të prirë për sëmundjet autoimune, mbipeshë dhe ankthe. Atyre u nevojitet çaji i gjelbër apo "robis" organike që njihet si bishtaja afrikane. Të mirë janë edhe çaji i kuq që freskon dhe përmirëson qarkullimin.

GRUPI AB I GJAKUT

Këta persona nuk janë aq intuitivë dhe janë të prirë për stres, por kanë libido të zvogëluar. Atyre u këshillohet të pinë lloje të caktuara të çajit të gjelbër, çaj bozhuri dhe konsumimi i çajit të verdhë.

 GRUPI 0 I GJAKUT

 Personat me këtë grup të gjakut duhet ta shmangin qumështin dhe glutenin. Këta persona nuk ia dalin lehtë me stresin, pasojë është dhimbja në stomak apo probleme me shikimin. Këtyre personave ju nevojitet çaji me xhenxhefil.

(Kosova Sot)