Përzierja e erëzuar, që shëron dhimbjet dimërore

  • 17 November 2017 - 18:27
Përzierja e erëzuar, që shëron dhimbjet dimërore

Gjatë dimrit, duart dhe këmbët tuaja janë të ftohta dhe gjithnjë ngrijnë. Zakonisht i ngrohni dhe kërkoni ngritësin, por kjo nuk do t'ju ndihmojë të ngroheni. Zakonisht, njerëzit që vuajnë nga të ftohtët e madh në ekstremitete janë viktimë e gjendjes beninje që njihet edhe si sëmundja e Raynaud-it. Kjo sëmundje shtyn enët e gjakut në duar dhe në këmbë që të tkurren. Edhe pse personat e tillë nuk kanë nevojë të shkojnë për shërim, por duhet ta dini se nëse edhe ju vuani nga një gjendje si kjo, ekzistojnë ilaçe natyrale për ta shëruar këtë gjendje.

Përgatitja e këtij ilaçit është e thjeshtë dhe e lehtë, e efikasiteti me gjasë ju mahnit. Në fakt, kjo përzierje erëzash ndikon menjëherë. Krejt çfarë duhet të bëni është që duart dhe këmbët tuaja t'i futni në ujë të ngrohtë e më pas të shtoni një lugë speca pikantë të bluar, piper, xhenxhefil, kanellë, origano, trumzë dhe rozmarinë. Megjithëse ekziston mundësia të ndjeni paksa të djegura, e nëse kjo ndodh ndaloni tretmanin. Nëse gjithçka është në rregull, mbani duart dhe këmbët për disa minuta. 

(Kosova Sot)