Vaji i kungullit, si ta përdorni për humbje në peshë?

  • 17 November 2017 - 18:32
Vaji i kungullit, si ta përdorni për humbje në peshë?

Vaji i kungujve mund të konsiderohet si një ndër prodhimet më të mira për shëndetin dhe bukurinë e femrave. I pasur me vitamina A dhe E, bën çudinë për flokë, lëkurë e figurë dhe natyrisht, ndihmon të humbni në peshë.

SI NDIKON NË HUMBJEN NË PESHË?

Shkaku i përbërjes unike, vaji i kungullit shkrin yndyrat, e po ashtu nuk lejon krijimin e shtresave dhjamore në hapësirat problematike: në ijë, të pasme dhe abdomen. Pos kësaj, vaji i kungullit heq helmet dhe përmirëson metabolizmin në limfe, që ndihmon në pakësimin e celulitit.

SI TA PËRDORNI PËR HUMBJEN NË PESHË?

Nëse dëshironi të humbni në peshë, nevojitet të përdorni vajin e ftohtë. Mbani mend, nëse e ngrohni, atëherë substancat zhduken dhe nuk ka dobi. Nutricistët këshillojnë që vajin për humbje në peshë ta merrni në lukth të thatë. Nëse mund ta pini në formë të pastër, në mëngjes në lukth të thatë, merrni këtë vaj. Mjafton një lugë. Pas 15 minutave mund të hani kafjallin. Mund ta përzieni edhe me mjaltë. Ta konsumoni 3 herë në javë, e më pas bëni pauzë për një muaj. Do të humbni 5 kilogramë.

(Kosova Sot)