Ndalojeni ftohjen me kohë: Lëngu i shëndetshëm dhe natyral, që parandalon infeksionet dhe viruset

  • 18 November 2017 - 08:31
Ndalojeni ftohjen me kohë: Lëngu i shëndetshëm dhe natyral, që parandalon infeksionet dhe viruset

Kjo përzierje me antibiotikët më të fortë natyralë i shkatërron viruset, bakteret dhe parazitët. Aroma e kësaj përzierjes i pastron edhe sinuset dhe e lehtëson frymëmarrjen.

Përbërësit:

¼ e gotës thelpinj të copëtuar të hudhrës,

¼ e gotës xhenxhefil të bluar,

2 lugë rrikë të copëtuar,

700 ml uthull molle organike,

2 lugë kurkumë pluhur,

¼ e gotës qepë e bluar,

2 speca pikantë.

 Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një kavanoz (keni parasysh që 1/3 e kavanozit duhet të ketë uthull). Përgatiteni kavanozin në vend të thatë e të ftohtë. Përmbajtjen ta përzieni për çdo ditë për 3 ditë rresht. Lëngun e derdhni në kavanoz të ri dhe e ruani në frigorifer. Këtë lëng mund ta përdorni edhe si salcë për sallata, por shtoni edhe pak vaj ulliri.

Përdorimi: Edhe pse ky ilaç ka shije të fortë, mbani në mend se nuk guxoni ta përzieni. Thjesht, e përpini, e më pas hani ushqimin për ta hequr shijen. Një lugë forcon imunitetin dhe shëron ftohjen. Çdo ditë rritni dozën.

(Kosova Sot)