Ushqimi që pakëson oreksin, për humbje të shpejtë në peshë

  • 18 November 2017 - 13:55
Ushqimi që pakëson oreksin, për humbje të shpejtë në peshë

Kjo dietë nuk do t'jua kthejë kilogramët e humbur dhe nuk do t'ju bëjë të vuani urie, e ja çfarë duhet të hani që shpejt dhe lehtë të humbni në peshë. Dietat e ashpra dhe vuajtja urie rrallëherë se sjellin rezultate dhe munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin, por ekziston mënyra e thjeshtë që më lehtë t'i humbni kilogramët shtesë.

Studimet tregojnë se dieta me proteina është treguar si e suksesshme për humbjen në peshë. Aminoacidi "fenilalanin"që krijohet gjatë formimit të proteinave rregullon oreksin dhe hormonet që janë kyçe për punë të shëndetshme dhe funksionim të zorrëve. Në këtë mënyrë ushqimi i pasur me proteina ndihmon që ta mposhtim dhe ta luftojmë mbipeshën dhe njëherësh të kemi dhe ruajnë metabolizmin e shpejtë. Me proteina janë të pasura vezët, mishi i peshkut, mishi i pulës, arrat, lajthitë, prodhimet e qumështit dhe perimet me gjethe të gjelbër. Nga të gjitha këto ushqime lehtë do ta formoni menynë dietale, e për rezultate edhe më të shpejta provoni t'i shmangni karbohidratet. 

(Kosova Sot)