Ja pozitat më të mira të kurrizit

  • 29 July 2015 - 22:33
Ja pozitat më të mira të kurrizit

Ndonjëherë dhembja mund të paraqitet edhe derisa qëndroni ulur, pranë tavolinës së punës

Nëse ju dhemb pjesa e poshtme e shpinës dhe kryqet

Problemi: Me gjasë rrini ulur në pozitë të përkulur, apo karrigia nuk e ka lartësinë e duhur.

Zgjidhja: Rregullojeni karrigen ashtu që ta përcjellë lakimin normal të kurrizit tuaj. Kur të uleni, rregullojeni lartësinë e karriges ashtu që skaji i tavolinës të mos puqet me këmbët tuaja, por të ketë një hapësirë ndërmjet. Po ashtu, kur ta blini karrigen e punës, blijeni një që ka edhe “jastëkë” shtesë mbështetës.

Nëse ju dhemb pjesa e mesme e shpinës

Problemi: Me gjasë nuk bëni lëvizje të mjaftueshme.

Zgjidhja: Lëvizni më shumë. Shumë më shumë. Nëse është e mundur, të paktën çdo 20 minuta. Shikojeni tavanin, nxirreni gjoksin përpara dhe uluni drejt.

Nëse ju dhembin duart apo nyjat e duarve

Problemi: Zgjatja dhe lakimi i gishtave gjatë shkrimit në tastierë, si dhe shkrimi me shpejtësi të madhe. Lodhja e cila shkaktohet, përcillet me ndjenjë të djegies, shtrëngimit, dhembjes së shpejtë, që kalon nëpër duar dhe nyja.

Image

 

Zgjidhja: Nëse e keni tastierën në pozitë të pjerrët, vendoseni atë në pozitë të rrafshët. Rregullojeni lartësinë e karriges ashtu që bërrylat t’ju jenë të lakuar për 90 shkallë kur t’i qitni në tavolinë.

Nëse ju dhemb qafa

Problemi: E mbani telefonin afër veshit me anë të supit, përkuleni derisa qëndroni ulur dhe në monitor shikoni nga lartësia.

Zgjidhja: Përdoreni “spikerfonin”, apo dëgjueset nëse doni që të shkruani dhe të flisni në të njëjtën kohë. rregullojeni lartësinë e monitorit ashtu që mjekra të jetë në lartësi të qendrës së monitorit. E, monitorin mbajeni para vetes. Në mënyrë që të mos silleni orë e çast majtas-djathtas.

 

Image

 

Nëse ju dhembin gjunjët

Problemi: Presioni i ulëses, apo presioni i këmbëve kur t’i kryqëzoni, mund të çojë deri te dhembja, shtangimi apo djegia në gjunjë. Përpos kësaj, problemi mund të jetë edhe te fakti që shputat nuk ju prekin në tokë.

Zgjidhja: Rregullojeni mbështetësen e karriges ashtu që të jetë e pjerrët kah përpara dhe, në të njëjtën kohë, rregullojeni lartësinë e karriges ashtu që këmbët t’ua formojnë një kënd prej 90 shkallësh kur të uleni.

(Kosova Sot)