Plani për 7 ditë me 1.200 kalori, për 9 kilogramë më pak

  • 19 November 2017 - 07:51
Plani për 7 ditë me 1.200 kalori, për 9 kilogramë më pak

Humbja në peshë përfshin ushtrime të ndjeshme e të thjeshta dhe plan të ushqimit. Ja menyja për një javë për të humbur 9 kilogramë me qëllim që të konsumoni 1,200 kalori në ditë.

 DITA E PARË:

 Kafjalli: kombinoni ¾ e gotës flluska, 1 banane dhe 1 gotë qumësht pa yndyrë.

Dreka: Përgatitni sandviç me gjoks gjeldeti, ½ e lugës piper, 1 lugë majonezë, mustardë dhe marule. E shërbeni me "mozzarella" djathë dhe 2 kivi.

 Darka: Shërbeni suxhuk të skuqur me 2 domate me 2 lugë djathë "Parmesan"; 1 gotë brokoli në avull dhe 1 gotë puding pa yndyrë.

DITA E DYTË:

Kafjalli: Përzieni 1 gotë boronica të ngrira, ½ e bananes dhe pak qumësht pa yndyrë.

Dreka: Ngrohni 1 gotë supë me perime dhe e shërbeni me 1 hamburger me perime, marule, jogurt të lehtë dhe 15 kokrra rrush.

Darka: gjoks pule pa lëkurës me salcë. E shërbeni me ½ e gotës bizele të pjekura dhe 3 patate të kuqe të ziera me 1 lugë margarinë dhe pak kopër.

 DITA E TRETË:

Kafjalli: në mikrovalë, ngrohni 1/2e e gotës tërshërë me ¾ e gotës qumësht pa yndyrë. Shtoni ½ e mollës së copëtuar, 1 lugë mjaltë dhe pak kanellë.

Dreka: përgatitni sallatë pule me gjoks pule pa lëkurë, ia shtoni ¼ e gotës rrush të kuq, 1 lugë bajame, 1 lugë majonezë dhe 1 lugë krem pa yndyrë. Shërbejeni me marule, hani 1 banane.

Darka: shërbeni karkaleca në avull me 1 patate të pjekur me 3 lugë salcë dhe 1 lugë krem pa yndyrë; 3 gota spinaq dhe 1 lugë krem karamele të ngrirë.

DITA E KATËRT:

 Kafjalli: Kifle angleze me mollë të copëtuar dhe 1 pjesë djathë pa yndyrë. E futni në mikrovalë për 30 sekonda. E shërbeni me jogurt pa yndyrë me 1 lugë bajame.

Dreka: ngrohni 1 supë me domate. E shërbeni me 1 sandviç me 1 rriskë mish gjedhi, mustardë, rriska të domates dhe marule. E konsumoni me 1 gotë perime dhe 1 dardhë.

 Darka: shërbeni salmon të përzier me qepë, me 2 lugë salcë, shtoni ¾ e gotës oriz dhe gjysmë ananasi.

DITA E PESTË:

Kafjalli: kombinonin 1 gotë "Cheerios", ½ e gotës boronica, 1 lugë bajame dhe 1 gotë qumësht pa yndyrë.

Dreka: përzieni ¼ e gotës fasule të ri-ngrohura me 1 "tortilla". Nga sipër i shtoni djathë me pak yndyrë. Shtoni edhe salcë, e vendosni në mikrovalë për 45 sekonda. E shërbeni me ½ e gotës djathë, duke ndarë anash edhe pak mandarina dhe tranguj.

Darka: shërbeni mish gjedhi të pjekur me 1 pjesë kungull të pjekur, përzier me pak kanellë, sallatë të gjelbër dhe 2 lugë salcë. Shtoni gjysmë gotë vanilje të jogurtit dhe pak boronica të ngrira.

DITA E GJASHTË:

 Kafjalli: bukë të thekur me 1 lugë gjalpë dhe gjysmë banane të shtypur. E shërbeni me pak qumësht pa yndyrë.

Dreka: tunë, 1 lugë majonezë, mustardë, trangull dhe disa rriska qepë. E shërbeni me karota të vogla dhe jogurt pa yndyrë me gjysmë banane.

 Darka: përgatitni një "jambalaya" duke kombinuar ¾ e gotës oriz të zier të vrugtë; ½ e gotës misër; 2 salsiçe gjeldeti dhe një gotë bizele. E ngrohni. Hani edhe spinaq të zier në avull dhe 1 mollë.

DITA E SHTATË:

Kafjalli: ½ e kiles së thekur e lyeni me djathë pa yndyrë, 1 rriskë domate, ½ e gotës spinaq të zier në avull dhe një vezë. E shërbeni edhe 1 grejpfrut.

Dreka: përgatitni 1 sallatë me fasule të zeza përmes 1 konservës me fasule të zeza, ½ e gotës mandarinë dhe portokaj, speca të kuq të prerë, qepë të kuqe me 1 lugë uthull. E shërbeni sipër sallatës së gjelbër. Hani pak bukë dhe 1 dardhë.

Darka: shërbeni biftek me 1 patate të ëmbël me 1 lugë mandarinë pa yndyrë si dhe shtrydhni lëngun nga gjysmë ananasi.

(Kosova Sot)