Stresi emocional dëmton zemrën, sikurse infarkti

  • 20 November 2017 - 14:33
Stresi emocional dëmton zemrën, sikurse infarkti

Zemra e thyer mund të shkaktojë dëmtime te zemra sikurse edhe sulmi në zemër, thuhet në studimin e fundit. Kryesisht kjo vjen si rezultat stresit emocional që shkaktohet si pasojë e një pikëllimit apo ndonjë shkurorëzimi të dhimbshëm, transmeton gazeta Kosova Sot. Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga efekti i zemrës së thyer. Ekspertët theksojnë se zemra mund të dobësohet si pasojë e ndonjë ngjarje të dhimbshme. Ekspertët më moti kishin pohuar se efektet e tilla nuk zgjatin shumë, por ekspertët nga Aberdini pohojnë ndryshe. Studimi në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra njerëz që vuanin nga sindroma e zemrës së thyer ka treguar se kjo gjendje për kohë të gjatë e dobëson zemrën sikurse edhe sulmi i pësuar në zemër.

(Kosova Sot)