Hiqni qafe infeksionet urinare me këtë metodë efikase

  • 20 November 2017 - 14:36
Hiqni qafe infeksionet urinare me këtë metodë efikase

Nevoja për urinim të shpeshtë, të djegura dhe gjak në urinë, janë simptoma që pa kurrfarë dyshimi tregojnë në një infeksion urinar. Pothuajse nuk ka femër që së paku njëherë nuk e ka përjetuar, derisa për disa të tjera ky infeksion shfaqet disa herë brenda vitit, transmeton gazeta Kosova Sot. Shkaqet janë të shumta, derisa kryesorët janë sistemi i dobët imun si dhe moskonsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve. Terapia me antibiotikë nuk është e vetmja që përshkruhet në këtë rast. Ekzistojnë edhe disa pilula që nxitin forcimin e sistemit imun. Po ashtu, ekzistojnë edhe disa preparate të përgatitura në mënyrë krejt natyrale që ndihmojnë kundër infeksioneve të tilla. Me rëndësi po ashtu është që të vazhdoni me konsumimin e mjaftueshëm të ujit, duke pakë- suar lëngjet me ëmbëltues artificialë dhe kafenë

RECETA PËR SHËRIMIN E INFEKSIONEVE URINARE

 - hidhni 500 gr tërshërë në një enë;

 - hidhni sipër 3 l ujë të vluar, e vloni e më pas i zieni për 3-4 minuta; -

 shtoni 100 g kaça të bluara dhe zieni edhe për 5 minuta e më pas e mbuloni dhe e lini të ftohet;

- procedoni, shtoni 4 lugë xhel nga aloe vera dhe 100 g mjaltë, i përzieni mirë dhe i vendosni në frigorifer;

- e pini 10 minuta pas shujtës, nga 2 dl eliksir të përzier me 2 dl hirrë;

- gjatë kësaj terapie nuk guxoni të konsumoni ushqim të yndyrshëm, mish e kripë;

- eliksirin e pini tri ditë, bëni pauzë 3, e më pas përsëriteni .

(Kosova Sot)