Si ta shkrini dhjamin në abdomen teksa flini?

  • 21 November 2017 - 14:48
Si ta shkrini dhjamin në abdomen teksa flini?

Ka shumë faktorë përse njerëzit vuajnë nga mbipesha. Një nga faktorët kryesor është ushqimi i dëmshëm apo teprimi me ushqimin. Për të aspër një trup vital dhe të shëndetshëm kërkon rutinë me ushtrime dhe shprehi të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot. Ironia është se më lehtë shtohet sesa që humbet në peshë. Jetesa e shëndetshme promovon formën e trupit, por a e keni ditur se edhe gjatë gjumit, është e mundshme për të humbur në peshë? Por gjithçka varet nga ushqimi që e konsumoni gjatë ditës. Receta përfundi ju ofron një përzierje të përbërësve të shëndetshëm dhe natyralë që ju ndihmon të shkrini dhjamin përreth abdomenit. Besohet se kjo recetë shkrin dhjamin teksa flini.

 PËRBËRËSIT:

1 limon të shtrydhur;

 1 lugë xhenxhefil organik;

1lugë kanellë;

Pak majdanoz.

 Udhëzimet:

1. Përgatiteni përzierjen 1 orë para gjumit.

 2. Përzieni të gjithë përbërësit.

3. E konsumoni menjëherë.

Mënyra tjera për të humbur në peshë me xhenxhefil:

1. Përfshini xhenxhefilin nëpër shujta për ta përshpejtuar procesin e humbjes në peshë.

2. Pini çaj xhenxhefili dy herë në ditë. Kjo përmirëson tretjen dhe lufton mbipeshën.

 3. Përtypni një rriskë xhenxhefil para shujtave kryesore.

(Kosova Sot)