Simptomat e çuditshme, që paralajmërojnë problemet me zorrë

  • 21 November 2017 - 17:27
Simptomat e çuditshme, që paralajmërojnë problemet me zorrë

A mund të keni probleme me zorrët? Mësoni disa nga simptomat befasuese dhe paralajmëruese, kur keni probleme me zorrët 

Image

ESHTRA TË DOBËT

Imagjinojeni momentin kur jeni duke ecur nëpër pyll, hasni në një gur, shkelni dhe thyeni ijën. Ose guri ka qenë i fortë ose vuani nga osteoporoza. Problem paraqesin edhe kalciumi dhe magnezi që nuk absorbohen si duhet në zorrë. Një tjetër problem mund të jetë vitamina K, që prodhohet nga zorrët. Nëse zorrët nuk punojnë si duhet, do të përfundoni me mungesë të kësaj vitamine. 

Image

LËKURË QË KRUHET

Nuk ka kurrfarë dyshimi se kjo simptomë është vërtet befasuese. Kur ta përjetoni, do të mendoni se keni të bëni me një alergji të zakonshme. Në realitet, është një shenjë e qartë se diçka nuk po funksionon si duhet me zorrët. Për më shumë, nëse keni helme në trup, sistemi juaj imun do të reagojë në mënyrë negative. 

Image

FRYRJET

Nganjëherë ia hedhim një sy stomakut dhe habitemi si po shtojmë kaq shumë peshë. Në fakt, kjo ënjtje abdominale nuk është dhjam apo yndyrë - janë gazrat e ngecura. Kjo është shenjë e qartë që zorrët tuaja nuk po funksionojnë si duhet. Po ashtu, mund të jetë shenjë se nuk po ushqeheni si duhet. 

Image

PERIUDHË STRESI DHE ANKTHESH

Kur flora e zorrës nuk është e ekuilibruar, do të befasoheni ku do t'i ndjeni simptomat e para: në gjendjen e mendjes. Ekzistojnë nervat që janë të lidhura drejtpërdrejt midis zorrëve dhe trurit. Pra, nëse konsumoni sasi të madhe të ushqimeve të yndyrshme, atëherë kjo ka efekt të drejtpërdrejtë në emocionet dhe gjendjen tuaj mendore. 

Image

THONJ TË DOBËT

Thonjtë e brishtë dhe të dobët janë shenjë e qartë se nuk po i absorboni nutrientet nga ushqimet që i hani. Fraza "ju jeni ai që hani" është mirë e njohur. Apo ndoshta më mirë është të thuhet "jeni ajo çfarë zorrët absorbojnë". Nëse zorrët nuk i keni të shëndetshme, nuk do të jeni në gjendje që ta tretni ushqimin në mënyrë efektive.

Image

(Kosova Sot)