TRASHIN LËNGJET E PEMËVE, POR JO EDHE PEMËT

  • 21 November 2017 - 17:42
TRASHIN LËNGJET E PEMËVE, POR JO EDHE PEMËT

Studimin që e ka financuar Ministria amerikane e Bujqësisë, i bërë në 49 klinika nga rrethi i Nju- Jorkut, tregon se konsumimi i tepërt i lëngjeve të ëmbëltuara te fëmijët shkakton mbipeshën. Rreth 3.000 familje me status të keq socioekonomik kishin marrë pjesë në studim, rreth shprehive ushqyese të fëmijëve me moshën nga një deri në pesë vjet. Në mënyrë paralele për dy vjet ishin grumbulluar të dhëna për masën trupore dhe gjatësinë. Ishte dëshmuar se konsumimi i lëngjeve të ëmbëltuara nga pemët kontribuon në mbipeshë, derisa konsumimi i pemëve të freskëta ngopë. 

(Kosova Sot)