SI TË HUMBNI PESHË NË MËNYRË TË SHËNDETSHME GJATË ADOLESHENCËS

  • 21 November 2017 - 21:53
SI TË HUMBNI PESHË NË MËNYRË TË SHËNDETSHME GJATË ADOLESHENCËS

Nëse jeni duke e lexuar këtë, atëherë jeni duke kërkuar përgjigje se si të humbni në peshë në mënyrë të shëndetshme derisa jeni adoleshentë. Kur jeni në këtë moshë, jeta mund të jetë e vështirë, e kjo edhe më shumë dallohet nëse jeni dikush me mbipeshë. Humbja në peshë është një proces i vështirë për të kaluar. Por, nëse jeni të përkushtuar gjithçka mund të arrihet.

NDIQENI NJË UDHËRRËFYES

Është e vështirë ta dini se cilat ushqime duhet t'i shmangni e cilat t'i konsumoni, kështu që ju rekomandojmë ta gjeni një udhërrëfyes të shëndetshëm që jep rezultat dhe t'i përvisheni punës. Zgjedhja e duhur e ushqimeve është përgjigjja më e mirë për të humbur peshë gjatë adoleshencës.

HIQNI DORË NGA YNDYRAT E DËMSHME

Kjo është një këshillë e thjeshtë, por shumë e rëndësishme. Sa më pak yndyra trans të shtoni në trupin tuaj, më shumë peshë do të humbni. Trupi ka nevojë për yndyra të shëndetshme, si ato nga arrat apo peshku, por duhet hequr qafe nga mishi, që e konsumoni përmes burgerëve.

SHMANGNI ËMBËLSIRAT

Jo vetëm se ëmbëlsirat janë përplot me sheqer dhe me yndyra të dëmshme, por janë diçka që është e vështirë së ndaluari për t'i konsumuar. Edhe nëse mendoni se ju japin energji, kurrë nuk do të jeni në gjendje të ndaloni me vetëm një.

SHMANGNI PIJET E ËMBËLTUARA

E njëjta vlen edhe për pijet e mbushura me sheqer, kjo për faktin sepse janë të mbushura me kalori, madje më shumë se sa që mund ta imagjinoni. Vetëm një apo dy pije të tilla në ditë, që janë përplot me yndyrë, mund ta shkatërrojnë planin e dietës.

GJUMI I RREGULLT

Sa më i rregullt që është gjumi juaj, aq më pak do të merreni dhe konsumoni zamra dhe ushqime të dëmshme, e aq më pak do të keni edhe sulme të urisë. Konsumimi i ushqimeve të grimcuara natën mundet ta shkatërrojë planin tuaj për humbje në peshë, kështu që eliminoni këtë rrezik dhe shkoni në gjumë me kohë. 

(Kosova Sot)