Lakra ju shëron nga shumë sëmundje

  • 22 November 2017 - 08:42
Lakra ju shëron nga shumë sëmundje

Lakra është e pasur me fosfor, kalcium, kalium, squfur, hekur, bakër, zink dhe magnez. Sidomos është e pasur me vitamina C, por edhe me vitaminat A, B1, B2, PP e K, transmeton Kosova Sot Online.

SËMUNDJET E ZORRËVE

Një apo dy gota lëng të përgatitur nga lakra e freskët për çdo ditë midis shujtave mund të ndihmojë kundër diarresë, si dhe ndihmon te inflamacionet e zorrëve.

KOLLA

 Lëngu i përgatitur nga lakra e kuqe qetëson edhe kollën më irrituese.

DHIMBJET E KOKËS PAS DEHJES

Pasojat e dehjes zakonisht vërehen një ditë më pas, duke shkaktuar dhimbje të forta të kokës, të vjella, si dhe çrregullime tjera në organizëm. Ekspertët pohojnë se më së miri do të ishte që alkooli mos të konsumohej fare, por nëse dikush vjen në një gjendje si kjo, atëherë mjekët popullorë sugjerojnë konsumimin e një luge të madhe shurupi, apo lëng të lakrës së kuqe. Shurupin e përgatitni duke shtuar pak sheqer në lëngun e lakrës, e zieni për pak kohë derisa të trashet, më pas e konsumoni.

(Kosova Sot)