Dieta me kumbulla të thata: Humbni 3 kilogramë për 5 ditë

  • 22 November 2017 - 15:58
Dieta me kumbulla të thata: Humbni 3 kilogramë për 5 ditë

Dieta me kumbulla të thata i takon të ashtuquajturave dieta të shpejta dhe u dedikohet të gjithë atyre që për një periudhë të shkurtër kohore (nga 3 deri 5 ditë) duan të humbin nga 2 deri 3 kilogramë. Pasi kumbullat e thata janë të pasura me fibra dietale, sugjerohen te shumë dieta të njohura. Pos fibrave, përmbajnë edhe antioksidues (betakarotinë),vitamina E , C, më pas fitokemikate, që janë të nevojshme, pasi janë të pasura me antioksidues. Kumbullat janë të pasura me minerale, midis tyre dallojmë bakrin dhe kaliumin. Dieta me kumbulla të thata sugjeron konsumimin e 6 kumbullave të thata për porcion që ofrojnë rreth 15 gr sheqer, fruktozë e glukozë dhe rreth 25 gr karbohidrate. Kumbulla është e pasur edhe me fitonutriente që na e forcojnë sistemin imun, neutralizojnë efektin e radikaleve të lira dhe ndihmojnë në ruajtjen e qelizave nga dëmtimi që më pas shkakton kancerin. 

MENYJA PËR NJË DITË TË DIETËS ME KUMBULLA

Kafjall: 6 kumbulla të thata. Zamra: 1 mollë të freskët. Dreka: Salsiçe dhe vezë të zier. Zamra: Përsëriteni drekën. Darka: 1 gotë jogurt me përqindje të ulët yndyrë. Po ashtu, duhet përmendur se kjo dietë iu preferohet atyre personave që nuk e kanë asnjë problem të vetëm shëndetë- sor, kështu që para se ta filloni dietën, duhet ta këshilloni mjekun. Në mënyrë që dieta të jetë më efikase, nevojitet edhe aktivitet fizik 15 - 20 minuta në ditë. Kjo dietë e shpejtë, nëse i përmbaheni planit dhe menysë, mesatarisht heq një kilogram në ditë, efektin e forconi nëse ushtroni rregullisht. 

(Kosova Sot)