A keni thembra të çara? Nëse po, provoni këto 5 ilaçe shtëpiake

  • 22 November 2017 - 16:02
A keni thembra të çara? Nëse po, provoni këto 5 ilaçe shtëpiake

Përpos hidratimit të mirë, pastrimi është po ashtu i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kujdesin e thembrave të çara dhe ndalimin e akumulimit të qelizave të vdekura në atë hapësirë

Image

LIMON, GLICERINË DHE UJË TRËNDAFILI

Kombinimi i këtyre përbërësve në këtë ilaç është ideal për të hequr qafe praninë e qelizave të vdekura dhe ndotjen në sipërfaqen e thembrës tuaj.

Përbërësit:

• Lëngun e një limoni; • 2 lugë glicerinë (20 ml); • 3 lugë ujë trëndafili (30 ml).

Përgatitja:

• Të gjithë përbërësit i shtoni në një enë dhe i përzieni mirë.

Si ta aplikoni:

• Pastroni mirë këmbët me ujë të ngrohtë. Kur të jetë të pastra, aplikojeni tretmanin në shputat e këmbëve. • E lini të veprojë për 30 minuta dhe e shpëlani më pas. • Përsëriteni çdo ditë derisa ta hiqni qafe këtë problem.

Image

VAJ KOKOSI DHE SODË TË BUKËS

Përzierja e vajit të kokosit dhe sodës së bukës ofron një krem natyral me përbërës hidratues dhe që i lufton bakteret. Ky ilaç shëron thembrat e çara dhe heq qelizat e vdekura. 

Përbërësit:

• 2 lugë vaj kokosi (30 g); • 1 ½ e lugës sodë të bukës (15 g).

Përgatitja:

• Shtoni përbërësit në një enë dhe i përzieni derisa të keni një pastë të trashë.

Si ta aplikoni:

• Shpërndajeni maskën në thembrat e pastruara, duke u fokusuar më shumë aty ku keni të çarat. • E lini për 30 minuta duke ofruar masazh me lëvizje të buta qarkore. • E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni së paku 3 herë brenda javës. 

Image

BANANE DHE AVOKADO

Vetitë hidratuese të bananes dhe avokados hidratojnë thembrat e thata dhe të çara. Aminoacidet e tyre stimulojnë rigjallërimin e qelizave duke lënë sipërfaqen e thembrave të butë dhe të shëndetshme. 

Përbërësit: 

 • ½ e avokados së shtypur; • 1 banane të shtypur; • 1 lugë vaj ulliri (16 g).

Përgatitja:

• Gjysmën e avokados e përzieni me një banane të shtypur. • Më pas, shtoni vajin e ullirit dhe përzieni mirë.

Si ta aplikoni:

• Shpërndajeni tretmanin në thembra dhe e lini të veprojë për së paku 30 minuta. • E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni çdo natë para se të shkoni në gjumë.

Image

VAZELINË DHE SHEQER TË TRASHË

Fuqitë hidratuese të vzaleinës bashkuar me efektet pastrues të sheqerit të trashë ofrojnë një tretman për thembrat e çara. Ky kombinim heq qafe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

Përbërësit:

• 1 lugë vazelinë (20 g); • 1 lugë sheqer të trashë (10 g). 

Përgatitja:

• Kombinoni vazelinën me sheqerin e trashë derisa të keni një pastë mirë të përzier.

Si ta aplikoni:

• Kremin e shpërndani nëpër thembrat tuaja dhe e lini të veprojë për së paku 15 minuta. • E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e përsëritni për çdo mbrëmje. 

Image

BOLLGUR DHE MJALTË

Ky bollgur shtëpiak dhe mjalti mund të aplikohen në thembrat tuaja për të hequr qafe tharjet dhe qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës tuaj.

Përbërësit:

• 3 lugë bollgur (30 g); • 2 lugë mjaltë (50 g).

Përgatitja:

• Shtoni bollgurin në një enë dhe e përzieni së bashku me sasinë e mjaltit.

Si ta aplikoni:

• Kur të keni pastën e formuar në formë të kremit, shpëlani thembrat dhe aplikoni tretmanin. • Mbuloni hapësirat e thembrave dhe e lini të veprojë për së paku 40 minuta. • E shpëlani dhe e përdorni 3 herë në javë.

(Kosova Sot)