Serumi për flokë: Arrat e gjelbra në vaj ulliri, për forcimin e rrënjës së flokut

  • 23 November 2017 - 08:58
Serumi për flokë: Arrat e gjelbra në vaj ulliri, për forcimin e rrënjës së flokut

Receta 1: Arrat e gjelbra në vaj ulliri duhet të rrinë për 40 ditë. Më pas arrat hidhen e lëngun e derdhni në një shishe tjetër dhe e mbyllni mirë. Lëngun e hidhni në rrënjën e flokut dhe e lini të qëndrojë 20-30 minuta para se ta shpëlani. Receta 2: 10 arra të gjelbra (mundeni edhe 15) dhe gjysmë litër vaj ulliri nevojiten. Arrat i copëtoni, mbushni kavanozin me vaj ulliri dhe i lini bashkë për 10-15 ditë. Mos i lini në diell. Arrat mund t'i ndani edhe përgjysmë. Receta 3: (Për gjëndrat tiroide dhe rënien e flokut së shkaktohet si pasojë e gjëndrave tiroide): Në gjysmë kilogrami hidhni rreth 30 arra të gjelbra dhe i lini të pushojnë, e merrni nga një lugë në mëngjes. Ky lëng natyral konsumohet. Me të rregulloni gjëndrat tiroide dhe përtërini e forconi flokun.  

(Kosova Sot)