Imtësitë në shtëpi, që mund t'i përdorni në mënyra të ndryshme

  • 24 November 2017 - 08:48
Imtësitë në shtëpi, që mund t'i përdorni në mënyra të ndryshme

Secila shtëpi është plot gjëra që nuk përdoren si duhet, përkatësisht nuk përdoren në disa mënyra. Ju zbulojmë disa fshehtësi që ju ndihmojnë përdorim të shumanshëm, transmeton gazeta Kosova Sot.

BRUSHA E DHËMBËVE

 Brushën e lagur mund ta përdorni për pastrimin e qelizave të vdekura nga goja. Krejt çfarë duhet të bëni është ta lagni brushën dhe me lëvizje të buta ta pastroni buzën. Më pas aplikoni mjaltë dhe e shpëlani, apo vetëm balsam.

MJALTË, LIMON DHE FLLUSKA

 Me ndihmën e këtyre përbërësve pa problem do të hiqni qafe qimet e padëshiruara në fytyrë. Përzieni dy lugë mjaltë, dy lugë lëng limoni dhe një lugë flluska. Përzierjen e aplikoni te qimet e padëshiruara, e lini të veprojë për 15 minuta dhe shpëlani me ujë të vakët. VAZELINA Në mënyrë që parfumi t'ju gjatë më gjatë, në vendin ku dëshironi ta hidhni parfumin, paraprakisht hidhni pak vazelinë.

UTHULLA E MOLLËS

 Vërtet mund ta përdorni në disa mënyra, e një prej tyre është edhe si toner për lëkurën tuaj. Thjesht, pas heqjes së grimit fytyrën ta pastroni me peshqir që e keni futur në uthullën e mollës.

(Kosova Sot)