Çaji nga shqopa plotëson vrimat e kujtesës

  • 24 November 2017 - 08:57
Çaji nga shqopa plotëson vrimat e kujtesës

Nëse ju mundojnë "vrimat" në kujtesë, ndjenja se nuk jeni rehat dhe dhimbjet në kokë, apo ushtima në veshë, ju ndihmon shqopa e zakonshme (lat. 'Calluna vulgaris L'.), një lugë të lules së thatë e hidhni në një enë. Këtë masë e përzieni me gjysmë litër ujë të vluar dhe e zieni ashtu të mbuluar në zjarr të lehë për së paku 10 minuta. Lini që ena e mbuluar të qëndrojë për tre orë e mbështjellë me një peshqir, transmeton gazeta Kosova Sot. Pas tri orëve e procedoni çajin. Javën e parë të shërimit pini nga gjysmë gota të këtij çajit në cilëndo pjesë të ditës. Më pas pini nga një gotë në ditë, për dy javë rresht. Më pas bëni një pauzë prej dhjetë ditëve e përsëri e përsërisni kursin derisa të ndalojnë dhimbjet. Shqopa është bimë e shëndetshme për shëndetin. E pastron gjakun dhe rrugët urinare, vepron si dezinfektues, e forcon sistemin nervor dhe përdoret si sedativ. Po ashtu ndihmon lukthin, veshkat, çrregullimet nervore, reumatizmin, ftohjen, ekzemën. Ndihmon edhe te ënjtjet e këmbëve.

(Kosova Sot)