Shpëtimi për inflamacionin e fshikëzës dhe nyjave të ënjtura

  • 25 November 2017 - 08:06
Shpëtimi për inflamacionin e fshikëzës dhe nyjave të ënjtura

A ju kujtohen ato fijet e mërzitshme që ju shkaktojnë probleme kur pastroni misrin për ta zier, e zë zakonisht përfundojnë në kazan për mbeturina? Bëhet fjalë për mëndafshin e misrit që në popull njihet si "mustaqet e misrit" që janë të pasura me fibra bimore, proteina, kalium dhe mangan. Për vetitë shëruese të tij ishin të vetëdijshëm indianët vite më parë, e sot konsiderohen si aleat në formën vitale të femrës, sidomos nëse konsumohet në formë të çajit. Çaji nga mëndafshi i misrit nxit sekretimin e urinës dhe baktereve nga organizmi, prandaj ofron ndihmë te inflamacionet e fshikëzës dhe infeksionet urinare si dhe te gurët në veshka. Po ashtu përshpejton qarkullimin e gjakut dhe pakëson grumbullimin e ujit në nyja e ndihmon edhe te humbja në peshë dhe dhimbjet paramenstruale.

PËRGATITJA E ÇAJIT

Një lugë mëndafsh të misrit të tharë mirë e përzieni me një gotë ujë të vluar, e lini të qëndrojë për disa minuta, e procedoni dhe e pini njëherë në ditë, apo maksimalisht dy deri tre herë në ditë. Çaji nuk preferohet të konsumohet para gjumit. 

(Kosova Sot)