Mos merrni aspirina për çdo ditë!

  • 30 July 2015 - 20:35
Mos merrni aspirina për çdo ditë!

Administrata amerikane për ushqime dhe barna (FDA) paralajmëron se nuk është e nevojshme marrja e përditshme e aspirinave, pos nëse nuk keni ndonjë histori të sëmundjes së zemrës apo me enë të gjakut. Administrata pohon se njerëzit që paraprakisht nuk kishin pasur probleme me zemër, madje edhe nëse kanë histori familjare me këtë sëmundje, nuk do të kenë kurrfarë dobie nga marrja e aspirinave. Ky lajmërim vjen pasi që Administrata ka refuzuar kërkesën e “Bayer”, që në aspirinë të shtohet edhe mbishkrimi se aspirina ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Në faqen e tyre, Administrata shkruan: 'Administrata Amerikane për Ushqime dhe Ilaçe ka ardhur në përfundim se faktet nuk mbështesin përdorimin e aspirinës si ilaç parandalues te personat që nuk kishin pasur sulm në zemër, sulm në tru apo probleme kardiovaskulare’. Te këta njerëz, përparësia e këtij ilaçi nuk është vërejtur, por rreziqet si gjakderdhja në tru apo në lukth, ende janë të pranishme.

(Kosova Sot)