Bomba energjike nga pemët e thata: Me këtë përzierje lodhja zhduket

  • 03 December 2017 - 08:09
Bomba energjike nga pemët e thata: Me këtë përzierje lodhja zhduket

Pos se është përzgjedhje e duhur e sheqernave natyrale, rrushi i thatë po ashtu furnizon organizmin edhe me vitamina A, vitamina B6, si dhe me kalium e hekur. Me kaçe dhe hithra, organizmit tuaj i ofron përkrahje të fortë energjike!

Përbërësit: 1 lugë rrush të thatë; 2 lugë kaça të thata; 1 lugë gjethe të imtësuar të hithrave; ½ e lugës mjaltë. Përgatitja: Bluani një lugë të rrushit të thatë, dy lugë të frutave të kaçes si dhe një lugë të gjetheve të imtësuara të hithrave. Shtoni edhe gjysmë lugë mjaltë organik dhe i përzieni mirë. Në mëngjes herët dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat ta merrni nga një lugë.  

(Kosova Sot)