Njerëzit që zemërohen, sëmuren më shpesh dhe vdesin të rinj

  • 04 December 2017 - 08:50
Njerëzit që zemërohen, sëmuren më shpesh dhe vdesin të rinj

Nëse dëshironi të keni jetë të gjatë dhe cilë- sore, do të duhej të ndaloni të zemëroheni, ka treguar një studim i bërë në universitetin në Ajova. Në këtë studim kanë marrë pjesë meshkujt nga mosha midis 20 dhe 40 vjeç është dëshmuar se njerëzit e hidhëruar dhe të zemëruar për 1.5 herë kanë gjasë të vdesin më të rinj, madje 35 herë më herët sesa ata që janë të qetë. Kjo ishte sqaruar në studim, e sipas ekspertëve shkaku ishte stresi që e dëmton ADN-në, që shkakton sëmundjet. "Amigdala", pjesa e trurit, që është këtu për të na shpëtuar nga situatat e rrezikshme, prodhon situatë reaksuese, në trup sekretohet kortizoli, adrenalina dhe noradrenalina - hormone të stresit dhe ndikojnë në organizëm duke mbajtur në gjendje të tensionuar. Njerëzit e nervozuar dhe të zemëruar zakonisht janë në një gjendje të tillë, prandaj edhe nuk mund të flenë normalisht dhe të funksionojnë. Kanë dhimbje më të shpeshta të kokës, janë në ankth, kanë probleme me mushkëritë, me zemër, gjëndra tiroide, tretje, kontrollin e zemërimit dhe mungesë energjie.

(Kosova Sot)