Fiku i thatë dhe uthulla e mollës kundër yndyrës - Shëndetësia - Kosova Sot
Fiku i thatė dhe uthulla e mollės kundėr yndyrės

Fiku i thatė dhe uthulla e mollės kundėr yndyrės

Nëse vuani nga yndyra shtesë, kjo është receta e duhur për juve. Shkaku i ushqimit jo të shëndetshëm dhe mungesës së aktiviteteve fizike, yndyra e tepërt në tru është sëmundje e së sotmes. Te kjo gjendje mund të dallohen shtresa të indit yndyror me ngjyrë të verdhë në formë të pllakave në kapakët e sipërm të syve apo edhe në disa pjesë tjera të trupit. Me përparimin e sëmundjes vjen deri te trashja e mureve të enëve të gjakut, arterosklerozës, që i kontribuojnë edhe disa faktorë shtesë (duhani, alkooli, nikotina), e si pasojë vjen deri te sëmundjet kardiovaskulare që është një nga shkaktarët udhëheqës të vdekjeve nëpër botë. Lëngu nga fiku i thatë dhe uthullës së mollës kundër yndyrës: Përbërësit: - Fik të thatë dhe uthull molle. Lëngun e përgatisni në mbrëmje, e pini në mëngjes. Merrni tre fik të thatë dhe ju krijoni vrima nga të gjitha anët, e më pas i hidhni në gotën e qelqit ku keni hedhur 2 decilitra uthull të mollës. E lini të qëndrojë gjatë natës, e në mëngjes e konsumoni fikun. Pjesën e mbetur të uthullës së mollës mos e hidhni tutje, por natën tjetër hidhni edhe tre fiq të tjerë të thatë dhe e përgatisni në të njëjtën mënyrë. Ata ujë e përdorni për 7 ditë. Ditën e tetë shtoni uthull të ri, e përsërisni edhe për një javë.  

(Kosova Sot)

1 orë e 57 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa