NDIKIMI I GRIPIT TE PERSONAT E MOSHUAR - Shëndetësia - Kosova Sot

NDIKIMI I GRIPIT TE PERSONAT E MOSHUAR

Disa muaj pasi të jenë shëruar nga gripi, personat e moshuar rrezikohen nga sulmi në zemër dhe në tru, ka treguar studimi i fundit i bërë në Amerikë. Ekspertët kanë konstatuar se si rreziku më i madh është në disa javët e para pas kalimit të gripit. Rreziku për sulm në zemër gjatë asaj periudhe kohore është pesë herë më i madh, derisa ai për sulm në tru është tri herë. Personat e moshuar përbëjnë gjysmën e personave të prekur nga gripi dhe më shumë se 80 për qind të personave që ndërrojnë jetë si pasojë e gripit. 

(Kosova Sot)

3 orë e 13 minuta më parë
23/10/18