Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e peshës janë këtu gjithë dimrin - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimet qė ndihmojnė nė humbjen e peshės janė kėtu gjithė dimrin

Ushqimet qė ndihmojnė nė humbjen e peshės janė kėtu gjithė dimrin

Dimri është në prag e bashkë me të edhe sezoni i ftohjeve dhe gripit. Prandaj, gjatë kësaj periudhe kohore është me rëndësi ta ekuilibrojmë ushqimin në bazë të kushteve të stinës dhe të përfshihen ushqime që e forcojnë sistemin imun. E nëse tentoni të humbni në peshë, dimri dhe festat nuk janë ndalesë për këtë.

SHEGA

Gjatë dimrit është e vështirë të gjejmë pemë të shijshme dhe ushqyese, përpos shegës. Pos se është e shijshme, përmban edhe shumë vitamina C, është e pasur edhe me fibra e nuk përmban kalori. Prandaj, të gjithë ata që vuajnë nga kilogramët shtesë, bëjnë mirë që gjatë ditëve të ftohta ta përfshijnë në menynë e tyre.

MENTA

Mentën e freskët mund ta kultivoni në ballkon, në kopsht,e gjatë dimrit e hasni në treg. Gjethet e freskë- ta është ideale t'i përfshini në çaj të ngrohtë. Ka shumë veti pozitive për organizmin e njeriut, ndihmon te zorrët e është dëshmuar se e tkurrë edhe oreksin.

GREJPFRUTI

Grejpfruti është i pranishëm gjatë gjithë dimrit, e është burim i shkëlqyeshëm për vitamina C dhe ndihmon në forcimin e sistemit imun. Është vërtetuar se nxit shkrirjen e dhjamit, e sidomos ata që e konsumojnë para shujtave munden lehtë të humbin në peshë.

(Kosova Sot)

17 orë e 16 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa