Përparsitë e hudhrës në periudhën dimrore

  • 06 December 2017 - 08:35
Përparsitë e hudhrës në periudhën dimrore

Shkaku i përbërjes, ekspertët sugjerojnë që hudhrën ta përdorni të papërpunuar, sidomos dimrit.

ANTISEPTIK NATYRAL

Shumë studime e kanë dëshmuar se hudhra ka veti të shumta kundër baktereve. Fshehtësia e saj qëndron në përbërësit alicinë, që është antibiotik natyral dhe është arma më e fortë kundër baktereve, kërpudhave dhe viruseve. 

KUNDËR VIRUSEVE

Hudhra është ilaçi më i mirë natyral kundër viruseve, që është shumë e veçantë në sezonin dimëror. Sidomos, hudhra ju shpëton nga ftohjet, gripi dhe urdhja. Përdorimi i rregullt i hudhrës ndihmon në forcimin e sistemit imun.

PËR TRETJE

Hudhra është shumë e rëndë- sishme, sepse i ndihmon në masë të madhe stomakut për ta tretur ushqimin e rëndë, e po ashtu ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit.

PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Hudhra në ushqim po ashtu është e dobishme për sistemin kardiovaskular, sepse ndihmon që gjaku të jetë edhe më i lëngshëm. Kjo pakëson gjasat për formimin e droçkave që bllokohen në enët e gjakut. Hudhra është e domosdoshme për ata që kanë përjetuar sulm në zemër. Edhe studimet e dëshmojnë se hudhra mund të ketë ndikim pozitiv në arterie dhe shtypjen e gjakut.

(Kosova Sot)