Mbrojnë nga kanceri, forcojnë imunitetin, parandalojnë diabetin: Disa nga arsyet përse duhet t'i konsumoni dardhat

  • 06 December 2017 - 18:25
Mbrojnë nga kanceri, forcojnë imunitetin, parandalojnë diabetin: Disa nga arsyet përse duhet t'i konsumoni dardhat

Dardhat janë të shkëlqyeshme për shëndetin, sepse janë burim për antioksidues dhe fibra dhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme

PARANDALOJNË DIABETIN

Ekspertët amerikan kanë konstatuar se dardhët rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalojnë rezistencën ndaj insulinës. Dardhët mund të janë me ngjyra të ndryshme dhe që të gjitha janë të shëndetshme. Por, dardhët e kuqe, sipas ekspertëve, përmbajnë antocianinë që zvogëlojnë rrezikun nga diabeti, tipi 2.

JANË BURIM PËR FIBRA

Një dardhë përmban rreth 6 gramë fibra, që përbën 20 për qind të vlerave ditore të preferuara. Lajm i shkëlqyeshëm është se dardhët përmbajnë fibra të tretshme që ulin nivelin e koelsterolit të keq. FORCOJNË SISTEMIN IMUN Dardhët janë të shkëlqyeshme për forcimin imunitetit. Janë të pasura me antioksidues që ulin efektin e radikaleve të lira në trup. Po ashtu, përmbajnë edhe vitamina dhe minerale që i ndihmojnë trupit për t'u mbrojtur nga gripi dhe ftohjet. Lëngu nga dardhët ul temperaturën e brendshme trupore.

PASTROJNË ORGANIZMIN DHE HEQIN KILOGRAMËT

Dardhët sugjerohen edhe gjatë dietës, atëherë kur dëshironi të hiqni disa nga kilogramët shtesë. Dardhët ju takojnë grupit të ushqimeve me indeks të ultë kalorik. Ju ngopin për kohë të gjatë dhe furnizojnë me energji të shëndetshme, pa shtuar në peshë. Njëherësh, dardhët janë të pasura me përbërës natyral që nxitin pastrimin e thellë, sekretimin e lëngjeve dhe helmeve nga organizmi.

NDIHMOJNË NË MBROJTJEN NGA KANCERI

Fitonutrientet që i hasim në dardhë është dëshmuar se në mënyrë pozitive ndikojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i mushkërive, në vezore, lukth dhe zorrë.

KUJDESEN PËR LËKURËN

Dardhët janë të pasura me betakarotinë (vitamina A) - antioksidues i fortë që është meritor për mbrojtje dhe funksionim të lëkurës dhe mukozës. Në mënyrë natyrale dardhët e mbrojnë lëkurën nga ndikimet e jashtme.

MBROJNË SHIKIMIN

Tri deri katër dardhë në ditë e ulin rrezikun nga degjenerimi i njollave të verdha apo degjenerimi makular, sëmundje tipike te personat e moshuar. Kjo pemë është mbrojtje natyrale për sytë dhe shikimin, përdoreni edhe në formë të lëngjeve. 

(Kosova Sot)