"Tretësi i yndyrave" përshpejton metabolizmin dhe pastron trupin prej helmeve

  • 06 December 2017 - 23:31

Nëse mendoni se tani është momenti i duhur për të nisur një dietë, ja edhe receta për një pije të thjeshtë, e cila e përshpejton punën e metabolizmit. Përbërësit e saj përshpejtojnë metabolizmin dhe pastrojnë trupin nga helmet dhe yndyra e tepërt e grumbulluar në trup. Duhet ta përgatisni me kujdes dhe t'ju përmbaheni rregullave dhe ta pini rregullisht. Ju mbetet t'ju gëzoheni rezultateve pas 30 ditëve.

PËRBËRËSIT:

Një gotë lëng domatesh, ¼ e gotës lëng limoni,

1 lugë xhenxhefil të bluar,

1 spec pikant (ose gjysmë luge piper),

2 shkopinj selino.

Përzieni lëngun e domates, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe specin e kuq të bluar pikant. Do të fitoni rreth 220 ml lëng. Ta shërbeni në shishe prej qelqit dhe ia shtoni selinon. Çdo ditë midis shujtave përgatitni tri gota të tretësit të yndyrës, e nëse përgatisni sasi më të madhe, atëherë ta ruani në frigorifer.