Të gjithë e kemi në shtëpi: Shëron pezmatimin e fytit, zbokthin dhe largon aknet

  • 31 July 2015 - 14:51
Të gjithë e kemi në shtëpi: Shëron pezmatimin e fytit, zbokthin dhe largon aknet

Ndoshta nuk e keni ditur, por uthulla e mollës përmban thartirën që ndihmon në absorbimin më të lehtë të mineraleve dhe vitaminave nga ushqimi. Ndikon kundër infeksioneve, ngadalëson enzimat tretëse dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Kuptojeni në çfarë mënyre mund t’ju ndihmojë uthulla e mollës:

Zbutni pezmatimin e fytit me çaj nga uthulla e mollës!

Në gotën me ujë të ngrohtë shtoni një lugë të vogël me uthull të mollës. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe ëmbëltues.

Hiqni qafe mjekun me një gotë uthull të mollës!

Në ditë pini dy lugë të uthullës së mollës. Nëse mendoni se shija është tepër e fort, mund ta përzieni me pak ujë apo ndonjë lëng. Kjo ndihmon te kolesteroli i lartë, përmirëson punën e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut dhe sasinë e sheqerit në gjak.

Hiqni qafe zbokthin!

Uthulla e mollës është mënyrë natyrale dhe e thjeshtë për ta hequr qafe zbokthin. Nevojitet vetëm që ta përzieni gjysmë gotë uji të vakët, me tri lugë mjaltë dhe 1/3 e gotës uthull të mollës. Këtë përzierje e vendosni në shishe dhe e përzieni derisa mjalti të shkrihet. Pasi përzierjen ta keni vendosur në rrënjët e flokëve, atëherë e vendoseni në të gjitha pjesët derisa ta shpenzoni masën. Më pas flokët i mbështillni me qese të plastikes dhe i mbani për 15 minuta. Më pas shpëlani flokët, e rezultatet do të vërehen pas dy apo tri javësh.

Kundër akneve

Bëjeni një test në një pjesë të trupit për ta vërtetuar sa jeni të ndjeshëm. Pasi që ta keni vendosur në qafë, uthullën e mollës e lini të veprojë për 15 minuta. Nëse nuk ka reaksion, atëherë mund ta vendosni edhe në fytyrë. Nevojitet një vendosje, uthulla e mollës, në 1:3. Në hapësirat ku dëshironi t’i pastroni, me pambuk e vendosni përzierjen dhe e lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani. Dy deri tri herë në ditë ta përsërisni këtë mënyrë derisa aknet të jenë zhdukur.

Ndalojini ngërçet në këmbë!

Para se të shkoni në shtrat, përzieni një lugë mjaltë me një lugë uthull dhe e pini ngadalë. Ngërçet më nuk do të duhej t’ju shqetësonin.

(Kosova Sot)