Çdo ditë konsumoni një lugë vaj liri: Gjallëron trupin në 4 mënyra

  • 07 December 2017 - 14:34
Çdo ditë konsumoni një lugë vaj liri: Gjallëron trupin në 4 mënyra

Për vetitë pozitive të konsumimit përditë të farave të lirit me gjasë se keni dëgjuar, por a e dini se çfarë ndodh nëse për çdo ditë konsumoni vajin e lirit.

PËR HUMBJE NË PESHË

Aminoacidet omega-9, ato omega-6 dhe aminoacide alfa dhe omega 3 janë aktivizues efikas të humbjes në peshë. Prandaj, të gjithë ata që kanë telashe me kilogramët e tepërt, duhet të shtojnë vëmendjen në këtë prodhim. Mund ta shtonin sallatë dhe jogurt, apo edhe ta konsumoni si prodhim të vetëm.

SISTEMI KARDIOVASKULAR

Vaji i lirit mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, normalizon shtypjen e gjakut, e ul nivelin e kolesterolit në gjak, e po ashtu përmirëson shëndetin dhe elasticitetin e enëve të gjakut.

SHËNDETI I FEMRAVE

Prania e ligninës në këtë vaj, ndikon në aktivizimin normal të ekuilibrit të hormoneve në organizëm. Falë vajit të lirit, më lehtë i kapërcejnë ngërçet gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjet e menopauzës.

PËR RINI DHE BUKURI

Vaji i lirit normalizon punën e gjëndrave yndyrore. Po ashtu, maskat në bazë të këtij vajit posedojnë përbërës ushqyes dhe antibakterial. Vaji i lirit është i mirë për qerpikë dhe vetulla.   

(Kosova Sot)