Çaji nga origanoja - përparësitë për shëndetin

  • 07 December 2017 - 14:42
Çaji nga origanoja - përparësitë për shëndetin

Konsumimi i çajit nga origanoja tashmë është shndërruar në traditë në mbarë botën, sepse një çaj si ky ka veti të shumta për shëndetin që janë të mirëseardhura. Origanoja përmban përbërës të rëndë- sishëm përfshirë kuercetinë, eriocitrinë dhe acide rozmarine. Çaji nga origanoja dhe ndikimi në fyt, sinuse dhe infeksione: 4 deri 6 lugë gjethe origanoje të freskët, 2 ½ e gotës ujë, 1 lugë mjaltë organik. Mënyra e përgatitjes: 1. Shtrydhini gjethet në mënyrë që ta lëshojnë vajin. 2. Vloni ujin për rreth 10 minuta. 3. Më pas shtoni origano dhe e mbani të vlohet edhe për 5 minuta. 4. Procedoni dhe shtoni mjaltë. 5. Pini çajin, e për efekte më të mira ta pini derisa është i nxehtë. Kur ta pini këtë çaj? Kur të keni dhimbje koke, kollë, probleme me bronket, gjëndra të ënjtura, grip, depresion, ekzemë, ftohje dhe dhimbje në shpinë, tretje jo të mirë, gazra, probleme urinare , alergji, gjakderdhje, lodhje, kapsllëk, parazite dhe kërpudha.

(Kosova Sot)